U lind më 5 mars 1976 në Suharekë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën "7 Marsi" dhe të mesmen në gjimnazin "Jeta e Re", po në Suharekë. Studimet për Gjuhë dhe Letërsi Angleze i përfundoi në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës më 2001, ku mori titullin Profesor. Tani është në përfundim të Masterit në Fakultetin Filozofik, në drejtimin Studime Evropiane dhe Administratë Publike.
Përvoja e punës:
⦁ Shtator 1999 - dhjetor 1999 Qeveria e Përkohshme - Ministria e Punëve të Jashtme -përkthyese
⦁ Shtator 2002 - gusht 2003 Shkolla e Mesme Teknike " Jonuz Zejnullahu", Viti - mësimdhënëse e gjuhës angleze
⦁ Shtator 2003 - tetor 2022 Gjimnazi "Kuvendi i Lezhës", Viti - mësimdhënëse e gjuhës angleze
⦁ Shtator 2004 - qershor 2005 Kolexhi privat "Aga Xhite", Ferizaj - mësimdhënëse e gjuhës angleze
⦁ Janar 2007 - dhjetor 2007 Shoqata e Grave "Legjenda", Viti - përkthyese dhe mësimdhënëse e gjuhës angleze
Gjatë punës në gjimnazin "Kuvendi i Lezhës" mori pjesë në trajnime të shumta profesionale, ku edhe u pajis me çertifikata përkatëse.