Lindi më datë 18 shkurt 1995 në Viti. Shkollën fillore e kreu në Sadovinë të Çerkezëve - Sllatinë në SHFMU “Njazi Rexhepi, kurse shkollën e mesme në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti. Në periudhën kohore 2013/2017, vazhdoi studimet themelore në Universitetin e Prishtnës “Hasan Prishtina”, në Departamentin e Biologjisë, drejtimi “Program i Biologjisë” në Fakultetin e Shkencave Matematiko – Natyrore. Studimet i përfundoi duke mbrojtur temën e diplomës me titull “Vlerësimi i ndotjes industriale nga SharrCemi në Han të Elezit përmes parametrave respiratorë tek nxënësit e grupmoshave 12-14 vjeç”. Studimet e shkallës së dytë i filloi në vitin akademik 2017- 2018 në Fakultetin e Edukimit në drejtimin, “Master i mësimdhënies lëndore me specializim në Biologji” dhe i përfundoi në shtator të vitit 2020 duke mbrojtur temën me titull “Krahasimi mes suksesit, gjatë shkollimit të mesëm dhe rezultatit në provimin e maturës shtetërore në lëndën e Biologjisë”. Më 23 Shtator të vitit 2020 filloi punë si mësimdhënëse e Biologjisë në SHFMU “Vezir Jashari” në Ferizaj, përvojë të cilën e përfundoi në Prill të vitit 2021. Nga nëntori i vitit 2021 e tutje punon në Gjimnazin “ Kuvendi i Lezhës” në Viti, profesoreshë e lëndës së Biologjisë.