157 Nxënës Certifikohen për Angazhim dhe Edukim Medial në Projektin 'Të Rinjtë për Digjitalizim
Në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Digjitalizim”, 157 nxënës të Klubeve Mediale nga shtatë shkolla përfituese janë certifikuar për pjesëmarrjen në trajnimin “Edukimi Medial” dhe për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në realizimin e aktiviteteve që synojnë ndërgjegjësimin e komunitetit për sigurinë në internet.
Gjatë ceremonisë së certifikimit, nxënësit prezantuan punën e tyre frymëzuese, e cila përfshinte:
- Intervista me qytetarë për të kuptuar perceptimet dhe praktikat e tyre mbi përdorimin e internetit;
- Shpërndarjen e broshurave me informacione të dobishme për përdorimin e sigurt të mediave sociale;
- Vizitat derë më derë për të angazhuar komunitetin lokal;
- Lojërat ndërvepruese me qytetarët, që nxitën ndërgjegjësimin për përdorimin e drejtë të rrjeteve sociale;
- Organizimin e ekspozitës me temë “Rreziqet në Internet”, e cila trajtoi sfidat e sigurisë digjitale për të gjitha moshat;
- Takimet me institucione të ndryshme për të forcuar bashkëpunimin dhe për të ndarë praktikat më të mira.
Projekti “Të Rinjtë për Digjitalizim” realizohet përmes SMART Balkans (Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor), i mbështetur nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë.